Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit ka marrë tri pikë të tjera në shtëpi, duke e mundur 3-0 Bolognan.
Nga minuta e parë luajti mbrojtësi i Kombëtares së Koso0vës, Amir Rrahmani.
Ai është bërë zgjedhja e parë e Spallettit dhe po e shpërblen trajnerin me punë në fushë, pasi edhe sonte, bashkë me Kalidou Koulibaly ndihmuan David Ospinan që të mbajë portën e paprekur.
Ndeshja u zhbllokua nga Fabian Ruiz, që nga distanca shënoi një gol të bukur në minutën e 18’ për 1-0.
Golat tjerë i shënoi Lorenzo Insigne. Që të dy nga penalltia, fillimisht për 2-0 në minutën e 42’ dhe më pas për 3-0 në atë të 62’.
Me këtë fitore, Napoli ka shkuar në kuotën e 28 pikëve, aq sa Milani, që po luftojnë kokë më kokë për pozitën e parë./ Express