Dukagjini dhe Gjilani kanë ndarë pikët, teksa kanë barazuar 1:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini ishte në epërsi deri në fund të ndeshjes, kur Progni e shënoi golin e barazimit në minutën e 86-të, shkruan Gazeta Express.
Krejt në fund, Gjilani pati mundësi të fitonte krejt ndeshjen, por nga penalltia dështoi Progni, teksa pritjen e tij e ndali Kenan Haxhihamza.
Me këtë barazim, Gjilani shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e tretëm teksa Dukagjini ngjitet i teti me 11 pikë gjithsej.