Barcelona ka konfirmuar se Sergio Aguero do të mungojë për të paktën tre muaj pasi u diagnostikua me një aritmi të zemrës.
Aguero ndjeu dhimbje gjoksi në ndeshjen e Barcelonës në La Liga Santander me Alaves, duke u larguar përfundimisht nga fusha. Testet pas lojës zbuluan një aritmi kardiake. Argjentinasi u transferua në spital për një ekzaminim kardiologjik të shtunën.
“Lojtari i Barcelonës, Kun Aguero, i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr. Josep Brugada”, tha Barcelona në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
“Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”.