Është çështje kohe, Xavi Hernandez do të ulet në stolin e Barcelonës.
Ai do të zërë vendin e Ronald Koeman, që është lënë bosh, dhe momentalisht Barça po udhëhiqet përkohësisht nga trajneri i ekipit të dytë, raporton Express.
Në Spanjë raportohet se që tani Xavi përmes njerëzve të tij, ka dhënë idetë se çfarë ka në mendje të bëjë dhe ndërtojë te Barça.
Objektivat e para do të jenë Paul Pogba dhe Erling Haaland.
Në shikim të parë duket e vështirë sepse Barcelona ka probleme ekonomike, por fakti se Pogba do të jetë i lirë gjatë verës, ia mundëson klubit katalunas të nënshkruajë me të pa asnjë problem.
Sa i përket Haalandit, për të, ashtu si për Pogbën, janë në lojë shumë skuadra, por Barcelona synon ta bind sulmuesin me projektin e ri, duke nisur nga Xavi që do të kërkojë të bëjë revolucion dhe të ndërtojë një tjetër Barcelonë shkatërrues, siç ishte para një dekade.