iPhone XR vjen me një kamerë të vetme 12 megapikselë që përmban teknologjinë Smart HDR të Apple.
Dhe sipas DxOMark, një ndërmarrje e njohur për testimin e kamerave në pajisjet e telefonave, oferta eApple me iPhone XR është më e aftë se Google Pixel 2, në përgjithësi.
Pixel 2 i Google u lansua vitin e kaluar dhe shpejt bëri një famë për vete në sajë të ofertës së shkëlqyer të kamerës.
Në fakt, Pixel 2 ende prodhon disa nga fotot më të mira në një telefon, deri tani.
DxOMark teston kamerat e telefonave dhe i jep atyre një rezultat final bazuar në cilësinë e përgjithshme, fleksibilitetin dhe faktorët e tjerë.
Google Pixel 2 morri një rezultat final prej 98 kur u testua vitin e kaluar.
Megjithatë, iPhone XR ka rrëzuar ofertën e Google me një rezultat prej 101.
DxOMark shpjegoi se iPhone XR tani është “telefoni më i mirë me një kamerë” që ka testuar.
“iPhone XR tejkalon Pixel 2 të Google për foto. Të dy pajisjet arrijnë rezultatin e njëjtë në video,” thuhet në raportin e DxOMark.
Vlen të përmendet se megjithëse iPhone XR arriti një rezultat më të lartë se Pixel 2, DxOMark ende nuk ka dorëzuar verdiktin e tyre në Pixel 3, telefonin e ri të Google që u lansua në tetor.