Drama në Karagaq nxori fitues bardh e kaltrit të cilët nuk e paten lehtë kundër ekipit pejan.
Te nikoqirët u vërejt dukshëm mungesa e Henrik Širkot, i cili u suspendua ditë më parë nga skuadra.
Çereku i parë përfundoi me rezultat 19-24, ndërsa Sigal Prishtina shkoi në pushim të pjesës së parë prapë duke qenë në epërsi (41-45).
Çereku i tretë ishte dukshëm më i mirë për kryeqytetasit, të cilët ishin në epërsi prej 10 pikësh (63-73).
Ndonëse pejanasit u munduan të përmbysin rezultatin, ata nuk ia dolën, duke shënuar kështu humbjen e tretë me radhë.
Ylli i kësaj ndeshjeje ishte pejani Dardan Berisha, me 27 pikë.
Ndërkaq nga banka e Sigal Prishtinës shkelqeu amerikani Wendell Mitchell me 24 pikë.
Xhiron e radhës, KB Peja do të udhëtojë në Rahovec për t’u takaur me KB Rahovecin në “Mizair Isma”.
Ndërkaq, KB Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e KB Bashkimit.