Norwich City ka marr fitoren e parë ne Ligën Premier, duke e mposhtur si mysafir Brentfordin me rezultat 2-1.
Golat për Norwich i shënuan Mathias Normann dhe Temmu Pukki nga pika e bardhë.
Për Norwichin, nga minuta e parë startoi ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili ende nuk e ka gjetur golin në Ligën Premier, por sot pati një paraqitje solide.
Rashica ishte aktiv në golin e parë, ku aksioni filloi nga ai.
Nga faqja e specializuar Sofascore, Milot Rashica u vlerësua me notën 6.9 si prej më të mirëve në fushë.
Rashica luajti në këtë ndeshje deri në minutën e 95-të, shkruan telegrafi.
Norwich City merr fitoren e parë këtë sezon, duke lënë pozitën e fundit, ku tani ka 5 pikë.