Sipas raportimeve të fundit në mediat evropiane Neymar është pran rikthimit te skuadra e Barcelonës, shkruan Gazeta Alo.
Në lidhje me këtë ka folur edhe legjenda e Brazilit, Rivaldo.
“Do të doja që Neymar të rikthehej tek Barcelona. Do të ishte mirë si për Barçën ashtu dhe për Neymar. Ai bëri gabim që u largua nga Barcelona, edhe pse nuk e ka thënë asnjëherë, as ai dhe as babai i tij. Kishte edhe 4 ose 5 vite të tjera në kontratë dhe nuk kishte nevojë të largohej”, ka deklaruar Rivaldo. /Gazeta Alo.