Veronezët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Simeone në minutën e 13-të.
Rezultatin e barazoi Di Lorenzo në minutën e 18-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Në minutat e fusnit, Verona mbeti me 9 lojtar kur Bessa dhe Kalinic u ndëshkuan me të kuq.
Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë sfidë.
Fitore bindëse ka shënuar Lazio e cila e ka mposhtur Salernitana me rezultat 3-0.
Immobile (31’), Pedro (36’( dhe Albero (69’) ishin realizatorët e golave për ‘shqiponjat’.
Asnjë minut nuk u rezervua për Vedat Muriqin.
Napoli është e para me 32 pikë, një pikë më shumë se Milani derisa Interi është e treta me 24 pikë.
Lazio është ne vendin e pestë në tabelë me 21 pikë.