Futbollisti i talentuar, Florent Muslija, është lojtari i radhës që i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës,shkruan Gazeta Alo
Talenti 20-vjeçar i skuadrës së Bundesligës, Hannover, sonte, e ka nënshkruar deklaratën me të cilën përfundimisht i ka thënë “PO” ekipit të Dardanëve.
Pas këtij lajmi Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka thënë se pret që edhe të tjerë futbollist me prejardhje nga Kosova ti bashkohen Kombëtares së Koaovës.
“Shpresoj dhe besoj që rrugës së Florentit do të shkojnë edhe talentet tjerë të cilët janë me prejardhje nga Kosova dhe faktikisht do ta bëjmë Kosovën atë që e kemi ëndërruar”. /Gazeta Alo