Është tashmë zyrtare, Dani Alves është rikthyer në Barcelonë.
38-vjeçari u rikthye me insistimin e Xavi Hernandez, që është ulur në stolin e Barçës pas shkarkimit të Ronald Koeman.
Megjithatë, klubi ka konfirmuar se Alves nuk mund të luajë deri në janarin e vitit 2022, shkruan Express.
Mbrojtësi i djathtë shkëputi kontratën me Sao Paulo në mesin e shtatorit, kur afati kalimtar i verës si në Brazil ashtu edhe në Spanjë ishte mbyllur tashmë. Prandaj, edhe pse ishte lojtar pa ekip, nuk mund të regjistrohet deri në janar.