Fjalë Kyçe

Denoncoi për përdhunim ish-zv/kryeministrin kinez, nuk dihet fati i tenistes

Denoncoi për përdhunim ish-zv/kryeministrin kinez, nuk dihet fati i tenistes

Një javë pasi denoncoi për përdhunim ish-zv.kryeministrin kinez Zhang Gaoli, nuk ka asnjë lajm për tenisten 35 vjeçare Shuai Peng.

Lajmi u dha nga gazeta franceze “Le Monde” pas akuzave të rënda që fituesja e Roland Garros bëri ndaj një lideri të lartë të Partisë Komuniste Kineze.

“Le Monde” shpjegon se heshtja totale e gruas mund të ketë lidhje dhe me instrumentet e forta të censurës që janë në dorën e qeverisë kineze.

Për këtë arsye dhe një grup i famshëm që lufton për të drejtat e grave në Kinë po përpiqet ta anashkalojë këtë denoncim nga frika se mund të censurohet apo dënohet, përcjell A2cnn.

Shuai Peng kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku tregonte ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur me zyrtarin e lartë kinez 3 vite më parë. Postimi qëndroi online për disa minuta përpara se komentet e tij të bllokoheshin dhe të censurohej totalisht. Pas kësaj nuk ka më asnjë reagim nga tenistja e njohur.