Fjalë Kyçe

Nëntë kombëtaret evropiane që siguruan kualifikimin në Botëror

Nëntë kombëtaret evropiane që siguruan kualifikimin në Botëror

Zvicra dhe Anglia siguruan sonte kualifikimin në Kampionatin Botëror, falë fitoreve të realizuara.

Zvicra fitoi 3:0 ndaj Bullgarisë dhe u kualifikua duke e dërguar Italinë në play-off.

Në anën tjetër, Anglia fitoi me rezultat të thellë 0:10 për t’u kualfifikuar tutje.

Kështu, tashmë dihen 9 kombëtaret evropian që kanë siguruar kualifikimin në Botëror.

Serbia, Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Kroacia, Anglia dhe Gjermania janë kualifikuar tutje, si lidere të grupeve përkatëse.

Grupi i vetëm që nuk e ka të zgjidhur ekipin që kualifikohet është grupi G. Holanda ka 20 pikë, kurse Turqia e Norvegjia nga 18, shkuran express.

Nesër përballet Holanda me Norvegjinë.

Dy ekipet tjera jashtë Evropës që e kanë siguruar kualifikimin janë Katari, si organizator dhe Brazili nga Amerika Jugore.