Fjalë Kyçe

FC Prishtina dhe Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin

FC Prishtina dhe Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin

FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga FC Prishtina.

“Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.

Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë.

“Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin.”, thuhet në postim.