Mëkati im i vetëm është se nuk jam e bukur, tha portierja iraniane Zohreh Koudaei (32), duke u mbrojtur në mediat iraniane pasi u akuzua se ishte burrë.
Përkatësisht, Shoqata e Futbollit të Jordanisë i kërkoi Federatës Aziatike të Futbollit (AFC) që të kontrollojë gjininë e portieres Koudaei pasi Irani u kualifikua në Kupën e Azisë së Femrave për vitin 2022.
“Ne do të ofrojmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkon Federata Aziatike e Futbollit dhe këto akuza janë vetëm një justifikim për të mos pranuar humbjen e kombëtares iraniane të femrave”, tha trajneri iranian.
Iranianët mundën Jordaninë 4-2 pas një gjuajtjeje të mirë të penalltive dhe Koudaei u shndërrua në heroinën e ndeshjes.