Spartak Moscow do të përballet me Napolin në Ligën e Evropës javën e ardhshme, por klubi rus e ka nisur ndeshjen tashme në rrjetet sociale, duke u tallur me klubin italian.
Këto dy ekipe do të përballet të enjten e ardhshme në ndeshjen e kthimit, me Napolin që e humbi ndeshjen e parë 3:2 në shtëpi më 30 shtator.
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani luajti 90 minuta në atë ndeshje.
Napoli humbi shumë raste shënimi në atë humbje, përfshirë Piotr Zielinskin, goditja e të cilit përfundoi lart mbi tribuna.
Klubi rus e nxori një klip nga goditja e tij dhe e modifikoi videon, sipas të cilës topi i goditur nga Zielinski doli nga stadiumi dhe shkoi deri në Nju Jork dhe në trajlerin e ri të Spiderman: No Way Home.