Pas humbjes 4-1 të Manchester United ndaj Watford, trajneri Solskjaer largohet nga stoli. Klubi anglez tashmë e ka bërë zyrtare largimin e teknikut nga “Djajtë e kuq”.
Ndeshja përballë Watford ishte e fundit për Solskjaer në krye të stolit dhe në përballjen e radhës kundër Villareal, “djajtë” do të drejtohen nga drejtori teknik Darren Fletcher.
Besohet po ashtu se trajneri Michael Carrick do të qëndrojë në “Old Trafford” pavarësisht se konsiderohet po njësoj përgjegjës si pjesë e ekipit menaxhues për rezultatet zhgënjyese të United kohët e fundit, me vetëm 4 fitore në 13 ndeshjet e fundit, përcjell A2cnn.
Portieri David De Gea e përshkroi humbjen ndaj Watford si turpëruese dhe një makth tjetër.
Solskjaer zëvendësoi Jose Murinhon në krye të stolit të United në dhjetor të 2018. Vetëm në mars të 2019 ai nënshkroi kontratën 3 vjeçare me “Djajtë e Kuq” dhe në korrik të këtij viti e rinovoi atë deri në 2024-ën.