Tashmë është zyrtare. Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë më trajner i Manchester Unitedit.
Lajmi është konfirmuar nga vet klubi anglez në rrjetet sociale.
Solskjaer ishte trajner i Manchester Unitedit prej vitit 2018.
Në komunikatën zyrtare të klubit anglez bëhet e ditur se për momentin drejtimin do ta marrë ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick i cili gjithashtu e njeh më së miri klubin duke qenë se në Old Trafford ka shërbyer edhe në rolin e futbollistit, përcjell express.
Ndërkohë, energjitë e drejtuesve tashmë do të përqendrohen për të gjetur trajnerin e ri, teksa dëshira e Djajve të Kuq është të nënshkruajnë me Zinedine Zidane.