Munishi njihet për motivim të jashtëzakonshëm të lojtarëve të tij, teksa tregoi disa prej këngëve me të cilat i frymëzon lojtarët e Gjilanit.
“Këngët më të cilat i motivoj lojtarët e mi janë “Semafori” kënduar nga MC Kresha, “Flas gjuhën e kampionit” kënduar nga Noizy, “Hajde te baba” kënduar nga Geti, “SRMN” kënduar nga Ledri, etj”, tha Munishi për Infokus.
Momentalisht, Gjilani prin në renditjen tabelare të Superligës me 25 pikë, aq sa ka edhe ekipi tjetër gjilanas, Drita në vendin e dytë.
Ndeshjen e radhës Gjilani e luan të mërkurën ndaj Dritës, takim ky që fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.