Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ditën e nesërme do ti nisin përgatitjet për edicionin e ri të garave, shkruan Gazeta Alo.
Ky është njoftim i skuadres nga Theranda.
NJOFTIM
Therandë, 22 qershor 2019 – Pas një pushimi 2 javor dhe pas ndryshimeve në shtabin teknik,skuadra do të rikthehet për të mbushur bateritë për edicionin e ri garues.
Drejtuesit e skuadrës pas konsultimeve edhe me trainerin Ismet Munishi,kanë vendosur që të hënën duke filluar nga ora 10:00,të nisin fazën përgaditore.
Stërvitja e të hënës do të jetë edhe stërvitja e parë me skuadrën tonë për trainerin e sapo emëruar,z.Ismet Munishi.
Na priftë e mbara.
#forcaBallkani