Diego Armando Maradona humbi jetën një vit më parë dhe ende ka paqartësi për atë që ndodhi me legjendën e futbollit.
Nën hetim janë mjekët që akuzohen për pakujdesi dhe neglizhim të rëndë në ushtrimin e profesionit të tyre.
Gazzetta dello Sport shkruan se prokuroria e ka rritur në 8 numrin e të akuzuarve për këtë çështje përcjell abcnews.al
Gjyqi pritet të zhvillohet më 20 dhjetor dhe nën hetim është Dr. Pedro Di Spagna, mbikëqyrës i ekipit mjekësor, si dhe mjeku personal Leopoldo Luque e psikologia Agustina Cosachov.