Vedat Muriqi nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e gjigantit turk, Galatasaray, shkruan CNN Turk.
Sipas CNN Turk, është arritur marrëveshja e shumë pritur në mes të Galatasaray dhe Rizesporit.
Gjiganti turk, Galatarasaray do t’i paguajë 3,5 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës, transmeton Insporti.com.
Pagesa nga gjiganti turk do të bëhet me këste, shkruan CNN Turk.Rizespor e ka pranuar këtë ofertë pas insistimit të Muriqit, pasi sulmuesi shtatëlartë ka dëshiruar të luaj për një skuadër që është në Ligën e Kampionëve.
Muriqi është pajtuar me kushtet e ofruara nga Galatasaray duke pranuar pagën prej 2.2 milionë euro në vit, së bashku bonsuet.
Në garë për shërbimet e ish sulmuesit të KF Lirisë ishte edhe Fenerbahce, madje ishte favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, por në fund ai vendosi për Galatasaray.
Sulmuesi 25 vjeçar sezonin që shkoi ishte në top formë duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 8 asistime, duke qenë një ndër futbollistët kryesor të Rizespor.