Fjalë Kyçe

Osmani bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Osmani bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.

Siç njoftohet, sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Sipas presidencës, ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të  tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.