PSG është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt si pozitë e dytë në tabelë pas Manchester Cityt.
Shorti për fazën e eliminimit direkt hedhet të hënën e ardhshme, por mund të jetë short jo i lehtë për gjigantin francez.
“Parisienët” mund të përballen me top gjigantë evropianë, si Manchester City, Liverpool, Bayern Munich e Real Madrid.
Këta janë tetë kundërshtarët e mundshëm me të cilët PSG mund të përballet qysh në fazën tjetër:
Manchester City, Liverpool, Ajax Amsterdam, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United, Lille dhe Juventus.
Ndërkohë, kujtojmë se tërheqja e shortit bëhet me fillim nga ora 12:00.