Fjalë Kyçe

Terim: E admiroj Sarrin, por Galatasaray e meritoi

Terim: E admiroj Sarrin, por Galatasaray e meritoi

Fatih Terim nuk ka kursyer lëvdatat për Maurizio Sarrin dhe Lazion, por po ashtu nuk i humbi meritat skuadrës së tij, Galatasaray.

Galatasaray doli fituese e grupit të Europa League, duke lënë prapa me tri pikë skuadrën e Lazio.

Trajneri Terim arriti të merrte një barazim pa gola në ‘Olimpico’, sa për të kaluar tutje në 1/16 e Europa League.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Mendoj se e merituam të fitojmë grupin, pasi patëm gjashtë ndeshje që nuk ishin të lehta, dhe në përgjithësi luajtëm mirë dhe nuk humbëm”, ka thënë Terim, transmeton lajmi.net.

“Ishte grup i fortë, Lazio janë skuadër e mirë dhe mua vërtetë më pëlqen Sarri dhe kam respekt për të”, shtoi turku.

Galatasaray grumbulloi 12 pikë për pozitën e parë, derisa Lazio mbeti me nëntë pikë në pozitën e dytë. Marseille dhe Lokomotiv Moscow e mbyllën më herët garën evropiane.