Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Malishevës dhe Dukagjinit.
Skuadra e Dukagjinit ka arritur të marrë një barazim 2:2 në udhëtim kundër Malishevës, shkruan lajmi.net.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 44’, nga Ahmeti, i cili çoi Dukagjinin me epërsi 0:1 në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Malisheva gjeti dy gola të shpejtë, me Bruqin në minutën e 58’ dhe Kryeziun në minutën e 62’.
Rezultati final u vulos në minutën e 65’, kur Shabani dërgoi topin në rrjetë për 2:2.
Me barazimin sot, Malisheva shkon në 19 pikë për pozitën shtatë, derisa Dukagjini ka një pikë më pak në pozitën tetë.