Fjalë Kyçe

“Nuk garantojmë për sigurinë tënde” – Plisat e kërcënojnë trajnerin e Juniorëve të Prishtinës

“Nuk garantojmë për sigurinë tënde” – Plisat e kërcënojnë trajnerin e Juniorëve të Prishtinës

Grupi zyrtar i tifozëve të Prishtinës, Plisat, e kanë kërcënuar haptazi trajnerin e Juniorëve të Prishtinës, Leotrim Krasniqi, me arsyetimin e ai ia kishte dërguar një mesazh kërcënues babait të njërit prej lojtarëve të rinj të klubit.

Në një kërcënim të paparë në faqen e vet zyrtare në Facebook, Plisat e postuan një video në të cilën pretendojnë se Krasniqi shihet duke i dërguar gjoja mesazh kërcënuesit babait të njërit prej futbollistëve juniorë.

“Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi – trajner i juniorave të klubit futbollistik PRISHTINA”, shkroi grupi Plisat në Faceboook.

“Ky person siç shihet në video hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon sms babaut të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës. Në sms e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon, andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë – Leotrim Krasniqit”, thuhet në kërcënimin e tyre, transmeton express.

“Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit nuk ka vend ASKUND në Prishtinë, shpresojmë që këto raste të tilla do të dënohen gjithmonë! Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ua dojnë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër!”.