Paris Saint-Germain do të përballet me Real Madridin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Kjo do të thotë se Sergio Ramos do të përballet ndaj ekipit që fitoi gjithçka dhe u rrit si lojtar i kalibrit botëror.
Lidhur me këtë short, qendërmbrojtësi spanjoll tha se do të bëjç gjithçka për ta fituar, madje tha se do të vdes për PSG-në.
“Fati është kapriçioz,” tha mbrojtësi, siç citohet nga gazeta spanjolle Marca. “Do të doja që një ekip tjetër të kishte luajtur me ne. Ju e dini dashurinë që kam për Real Madridin. Tani është radha ime të mbroj PSG-në dhe do të bëj gjithçka për të kaluar. Është skuadra që ka vënë bast për mua. Unë do të shkoj drejt vdekjes për PSG-në”, deklaroi Ramos.