Distria Krasniqi është shpallur Xhudistja më e mirë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për vitin 2021 në botë.
Distria në “Sports Show”, u shpreh e kënaqur më këtë arritje, teksa shtoi se synon që të marr edhe një medalje tjetër, njofton Klankosova.tv.
“Besoj që për çdo sportist ëndërr është të bëhet kampion olimpik, jam ende e re, mendoj që kam nevojë që të marr edhe një medalje tjetër, por për mua s’ka rëndësi ngjyra e medaljes olimpike, dua t’i shijoj këto vite që më kanë mbetur në karrierë”, ka Distria.
“Konkurrencën e kam pasë shumë të vështirë, sa që nuk kam qenë e sigurt se do të fitoj, jam suprizuar kur e kam fituar”.
Distria ka thënë se ky vit ishte më i miri për të.
“Mundem me thënë që ka qenë viti më i miri në jetën time si në karrierë, ashtu edhe në jetë, shpresoj që viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë, jo vetëm për mua, por për gjithë popullin shqiptar”.
Tutje, Distria u shpreh se fitimi i këtij çmimi i jep edhe më shumë motiv për t’u përmisuar.
“Presion nuk më shton, se jam zgjedh sportistja më e mirë për shkak të rezultateve që kam pas, mirëpo mua më jep më shumë motiv për të punuar, un gjithmonë e kam këtë që nuk shtyhen me askënd, por me veten time, se si të përmisohem më shumë në mënyrën se si e bëj xhudon, me përmisu teknikën, kjo më bën me u motivu më shumë, nuk kam aspak presion, e di se çfarë të bëj, të vazhdojë ushtrimet dhe të shijojë karrierën që më ka mbetur”, u shpreh Distria