Sot filloi faza e çerekfinaleve të EFL Cup në Angli.
Arsenali fitoi në këtë raund në përballjen ndaj Sunderlandit, me rezultat të thellë 5-1.
Eddie Nketiah me hat-trick shkëlqeu, Nicolas Pepe dhe Charlie Patino me nga një tjetër vulosën kualifikimin e Gunners, përcjell sinjali.
Golin e nderit për mysafirët e realizoi, Nathan Broadhead.
Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 55-të , ndërsa te Sunderlandi, Arbenit Xhemajli ‘nxehu’ bankën rezervë.