Torres do ta veshe fanellën e Barcelonës nga janari i vitit 2022
Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit, Ferran Torres, për 50 milionë euro, konfirmon GOAL, transmeton Express.
Torres, i cili nuk ka luajtur me Cityn që na shtatori shkaku i problemeve me shputën, do t’i bashkohet ekipit të Xavit në janar pavarësisht problemeve financiare.
Barça duhet të fokusohet tani që të largojë lojtarë për t’u përshtatur me rregullat e fair play financiar të La Ligës.