Emir Sahiti, ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë U19 dhe U21, ka vendosur ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në nivelet më të larta, në pritje të rregullimin të dokumenteve të nevojshme.
Sulmuesi i Hajdukut të Splitit në Kroaci Sahiti është lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), raporton Express.
Në një shkrim në uebsajtin e vet, shtëpia e futbollit në vend njoftoi se 23-vjeçari e ka nënshkruar një shkresë për rregullimin e dokumenteve që ia mundësojë përfaqësimin e Kosovës.