“Citizens” nuk arritën ta fitonin Championsin por u “ngushëlluan” me suksesin e radhës në Premierligë
Manchester City e pati një vit me ndjenja të përziera.
“Citizens” nuk arritën ta fitonin Ligën e Kampionëve, ku u mposhtën në finale nga Chelsea.
Mirëpo, “Qytetarët” u ngushëlluan megjithatë pasi e fituan titullin e kampionit në Angli.
City e siguroi titullin e tretë në katër vjetët e fundit më 11 maj.
Në fakt, Manchester United u mposht nga Leicester City dhe kjo bëri që ekipi i Pep Guardiolës ta siguronte titullin para kohe.
City e mbylli sezonin si lider me 86 pikë, 12 më shumë se rivali lokal, Manchester United.
Të Kaltrit paraprakisht e kishin fituar edhe trofeun Carabao Cup.
City në fakt e mbrojti titullin e kampionit në Kupën e Ligës pasi e mundi Tottenhamin në “Wembley” me rezultat 1:0 në muajin prill, përcjell express.
Aymeric Laporte ishte hero i Cityt pasi e shënoi golin e fitores me kokë pasi e mori një top nga Kevin De Bruyne.
Kjo ishte hera e tetë që “Citizens” e fituan këtë trofe.
City i ka fituar tre tituj të kampionit në Angli me Guardiolën dhe tetë trofe të tjerë.
Kurse, FA Cup ra në duart e Leicester Cityt.
Ky ekip e fitoi këtë trofe për herë të parë në histori pasi e mundi në finale Chelsean me rezultat 1:0.
Hero i ish-kampionit anglez ishte Youri Tielemans, i cili e realizoi golin e fitores.