Bucks e shijuan më në fund titullin e kampionit në NBA pas gjysmë shekulli pritjeje.
Viti 2021 ka qenë historik për Milwaukeen.
Bucks ia dolën të shpallen kampion të NBA-së pas pritjes prej gjysmë shekulli.
Milwaukee, në finalen dramatike e mposhti Phoenixin pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara.
Kampioni i Konferencës Lindore e mundi Kampionin e Konferencës Perëndimore 4-2 me ndeshje.
Ky njëherësh ishte titulli i dytë i kampionit në histori të Milwaukeet.
GiannisAntetokounmpou zgjodh MVP i ndeshjeve finale.
Ai e pati një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen vendimtare duke i realizuar plot 50 pikë.
Suns në fakt i fituan dy përballjet e para në shtëpi, duke avancuar 2-0 me ndeshje.
Por, Bucks u rikthyen furishëm duke i fituar katër ndeshjet pasuese, shkruan express.
Kështu, Milwaukee u bë vetëm skuadra e pestë në histori të NBA-së që arrin të bëhet kampion pasi ishte duke humbur 0-2 me ndeshje.
Milwaukee e kishte fituar titullin e parë të kampionit në vitin 1971.
Kurse, Suns nuk janë shpallur kampionë të ligës që nga viti 1968.