Coutinho mund të rikthehet në Premierligë në afatin kalimtar të janarit.
Sipas COPE, Aston Villa është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.
Villa po punon për një marrëveshje huazimi për 29-vjeçarin deri në fund të sezonit 2021/2022.
Nëse gjithçka finalizohet, trajneri i Villas, Steven Gerrard do të ribashkohet me Coutinhon pasi ka luajtur me brazilianin te Liverpooli midis 2013 dhe 2015. /express.