Evertoni ka konfirmuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me Rafael Benitezin.
Pas disa rezultateve të dobëta në ligë, trajneri spanjoll është shkarkuar nga klubi i Ligës Premier.
“Klubi i Futbollit, Everton mund të konfirmojë largimin e Rafael Benitez si trajner i ekipit të parë”.
“Benitez, i cili iu bashkua Evertonit në qershor 2021, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm”.
“Një përditësim për një zëvendësim të përhershëm do të bëhet në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e Evertonit përcjell telegrafi.