Ousmane Dembele ka reaguar pasi Barcelona zyrtarisht i kërkoi të largohet nga klubi, madje që në afatin kalimtar të janari.
Ky vendim i klubit erdhi sepse Dembele nuk po rinovon kontratën, por sipas shumë avokatëve, është e paligjshme ta detyrosh dhe ta ‘kërcënosh’ një lojtar të largohet kur ka kontratë deri në qershor.
“Nga sot do të përgjigjem me sinqeritet pa u dorëzuar para asnjë shantazhi. Nuk mund ta lë askënd të thotë se nuk jam i përfshirë në projekt. Jam totalisht i përfshirë dhe në dispozicion të klubit dhe trajnerit tim. Tereni jem është fusha, dua të luaj futboll, me pjesën tjetër merret agjenti im”, u shpreh Dembele, përcjell express.
Në njëfarë mënyre, ai dha sinjale se klubi do të bisedojë me agjentin e tij për kontratën dhe ndoshta edhe do të ketë zgjidhje.
Barcelona po i kërkon Dembeles që për shkak të problemeve financiare, të ulë pagën dhe të rinovojë kontratën, në anën tjetër, sulmuesi francez është skeptik me projektin, por edhe i irrituar që mund të fitojë më pak kur në klubet që e duan, ndoshta do të kishte pagë edhe më të madhe se që kishte në Camp Nou.