Flaka Krelani njihet për paraqitjet atraktive.
Flaka Krelani ka ndjekur nga afër ndeshjen mes KF Feronikeli – Lincoln Red Imps, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga kjo ndeshje, ku shkoi tejet joshëse e veshur tërësisht në të zeza.
Teksa pozoi nga tribunat, ajo kishte veshur një fustan të shkurtër dhe çizme të gjata, duke vënë në pah kështu këmbët.
“KF Feronikeli – Lincoln Red Imps”, është mbishkrimi që këngëtarja ua ka lënë këtyre fotografive.
Kujtojmë se “Slay” titullohet projekti i fundit nga Flaka Krelani, ndërsa po përgatit këngë të reja.