Distria Krasniqi nuk do të kthehet pa medalje nga Grand Prixi që po mbahet në Portugali.
Xhudistja kosovare, në garën e saj në kategorinë -52 kilogramë arriti që të sigurojë një medalje, shkruan lajmi.net.
Disi mposhti në gjysmëfinale garuesen portugeze, Joana Diogo, dhe tashmë do të pres për të njohur kundërshtaren e saj në finale.
Diogo mori e para një pikë pasi rrëzoi Disin, por kosovarja ju përgjigj me recetën e njëjtë për të barazuar shifrat.
Fundi i përballjes i takoi po ashtu kosovares, e cila ishte më kërkuese në këtë duel. Ajo fitoi me IPPON 16 sekonda para fundit të duelit.
E arta olimpike synon tashmë të artën në Portugali, në Grand Prix.