Barcelona duket se është dorëzuar në garën për Matthijs de Ligt.
Sipas shtypit italian, qendërmbrojtësi i Ajax-it është një hap larg Juventus-it dhe katalanasit mësohet të jenë vënë në kërkim të një alternative.
Një alternativë që mban emrin e yllit të Manchester United, Victor Lindelof. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë kërkuar informacione për 24-vjeçarin, por “Djajtë e Kuq” e konsiderojnë të paprekshëm.
Lindelof u transferua te Manchester United nga Benfica në verën e 2017-ës për 34 milionë euro. Ai ka luajtur 69 ndeshje në total me klubin anglez, duke shënuar një gol.