Komiteti Olimpik ka publikuar orarin e garuesve kosovarë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu janë dy skitarët që do të përfaqësojnë Kosovën në këto lojëra.
Albin Tahiri do të nisë garimin më 6 shkurt në lëshim, ndërsa më 7 shkurt do të garojë Kiana Kryeziu në sllallom të madh.
Më pas, Albin Tahiri do t’i ketë edhe tri gara tjera. Më 10 shkurt në kombinim alpin, më 13 shkurt në sllallom të madh dhe më 16 shkurt në sllallom. /Gazeta Express/