Fjalë Kyçe

Rrëfehet Aguero: Kur më futën vetëm në një dhomë të vogël, e kuptova që diçka nuk shkonte

Rrëfehet Aguero: Kur më futën vetëm në një dhomë të vogël, e kuptova që diçka nuk shkonte

Sergio Aguero ka folur për herë të parë për problemin në zemër i cili e detyroi të pensionohej nga futbolli para kohe dhe çastin kur e kishte kuptuar se problemi ishte shumë serioz.

Aguero u detyrua t’i varë këpucët në gozhdë papritmas në vjeshtë, vetëm pak muaj pasi i ishte bashkuar Barcelonës nga Manchester City si lojtar i lirë.

Dhe, duke folur për herë të parë që prej se i dha fund karrierës, Aguero shpjegoi se si e përballoi një çast kaq të frikshëm në jetën e tij.

Sulmuesi argjentinas përjetoi vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim në gjoks në një ndeshje të Barçës kundër Alavesit më 30 tetor.

Mjekët zbuluan se ai kishte çrregullime me ritmin e rrahjeve të zemrës dhe e këshilluan ta braktisë futbollin profesionist.

Aguero i bëri vetëm pesë paraqitje për katalonasit në të gjitha garat, duke e shënuar një gol.

“15 ditët e para ishte të tmerrshme për mua”, tha Aguero.

“Kur ndodhi, mendoja se ishte asgjë dhe se do të bëhesha mirë, por kur mbërrita në spital dhe ata më lanë vetëm në një dhomë të vogël me shumë ekrane përreth meje, e kuptova se diçka e keqe po ndodhte. Pas dy ditëve në spital, fillova të bëhem nervoz”, shtoi ai.