Prishtina e ka prezantuar blerjen e Aleksandar Ristevskin si përforcimin e tyre më të fundit.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, klubi nga kryeqyteti i bëri të ditur detajet me lojtarin.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Prishtinës:
Mirë se vjen Aleksandar Ristevski! 💪
FC Prishtina nuk ka ndaluar së përforcuari skuadrën me futbollistë cilësorë.
Lojtari i radhës që vishet me ngjyrat bardhekaltër është Aleksandar Ristevski.
Qendërmbrojtësi së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit në elitën e futbollit maqedonas.
Ai është 29-vjeçar e kryesisht ka luajtur në kampionatin maqedonas, derisa ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri, ku për gjashtë muaj ka veshur fanellën e Vllaznisë së Shkodrës./telegrafi.