Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës organizon kursin për trajnerë të volejbollit në rërë (beach volley).
Kursi fillon sot dhe vazhdon deri më 1 korrik, ndërsa mbahet në Holiday Resort të Sllatinës së Madhe.
Drejtues i kursit është eksperti ndërkombëtar, Jeff Brehaut.
Pjesëmarrës pritet të jenë rreth 30 trajnerë nga Kosova dhe shtetet tjera.
Kursi mbështetet financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës, falë projektit të fituar në Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. /Gazeta Alo