Sulmuesi Sergio Aguero u detyrua që të pensionohet nga futbolli për shkak të aritmisë kardiake
Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester Cityt, Segio Aguero ka ofruar një pasqyrë për atë se si duket fundi i karsrierës së tij, e cila bëri që lojtari të pensionohet për shkak të një aritmie kardiake dhe tani ka pranuar se ai ka një çip në zemrën e tij.
Aguero ju bashkua Barcelonës në verë të vitit 202 por ai arriti që të bëjë vetëm gjashtë paraqitje për klubin nga Camp Nou, derisa u largua në ndeshjen kundër Alaves në nëntor pasi që ankoi për dhimbje gjoksi, e cila ndeshje doli të jetë e fundit për të.
“Kam një çip këtu (tregon gjoksin e tij”, ka shpjeguar Aguero në kanalin e tij transmeton Express.
“Gjatë natës ajo lëshon drita me ngjyra, unë jam si Iron Man”.
“Kam një çip, çmenduri. Nëse zemra ime shpejton rrahjet, ai njofton mjekun”.
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) December 15, 2021