Krijimi i marredhenieve sociale, miqesore dhe intime varen shume nga mentaliteti i nje vendi te caktuar. Mund te ndodh qe shprehja e ndjenjave shpirterore dhe terheqjes seksuale te sjell komplekse tek individe te ndryshem duke bere qe te mos shprehen lirshem per to. Per shqiptaret kur vjen puna tek ndjenjat seksuale gjithmone ka ekzistuar kufiri mes asaj qe duhet te thuhet edhe asaj qe eshte tabu. Gjatë programit “Abc e Pasdites”, sociologu Gëzim Tushi theksoi se 3 dekada më parë shoqëria e ka pasur të ndaluar të fliste për seksin, madje përdorej fjala gjini.
“Termi seks nominalisht nuk përdorej, por përdorej termi gjini. Seksualiteti është një komponent shumë i rëndësishëm i jetës së njeriut, ne nuk na ka lejuar hipokriza morale për të folur hapur për këtë çështje. Gjithmonë kemi menduar ndryshe nga ç’flasim dhe ndryshe nga çmendojmë dhe e kundërta. Kjo ndarje e personalitet të njeriut, kjo hipokrizi e bazuar në njëlloj ideologjie, e ashtuquajtur humane, morale, me skrupuj me tabu e bëri njeriun që ta konsideronte, qënien njerëzore dhe seksualitetin vetëm për qëllime riprodhimi”.
Antoneta pohoi se në ditët e sotme ka ndryshuar disi diskursi i komunikimit apo biseda për problemet intime është pak e thjeshtë krahasuar më herët. Ajo u ndal edhe tek marrëdheniet në moshë të madhe që janë për arsye ekonomike dhe eskperiencës seksuale.
Antoneta: “ Varet, arsyet për arsyet për të cilat ai është lidhur. Nëse ai vërtet e pëlqen është ok nuk ka lidhje mosha sepse ka gra të moshave të dnryshme dhe janë në formë të mirë, pastaj në rastet ku kjo gjë bëhet për hir të gjendjes ekonomike, siç ka filluar edhe tek meshkujt që lidhem me gra të moshës së madhe që janë mirë nga ana ekonomike, por disa meshkuj e bëjnë për shkak të eksperiencës seksuale”
Ndërkohë, sociologu Gëzim Tushi pohoi se kur seksualiteti përdoret për pushtet ekonomik dhe mbijetesë, kemi të bëjmë me forma te protitucionit, dhe jo forma të seksualitetit normal human.
Ndërsa Ina Gjonci u ndal edhe tek mënyra dhe forma se si vjen një puthje apo momente romatike në skenë, përmes roleve të ndryshme që një aktor mund të marri në teatër apo film.
“U fol shumë për faktins e flitet shumë, por ajo që mungon është komunikimi në çift. Sepse seksualiteti ka dialektitën ke vet. Frank Arame ka një teskt të jashtëzakonshëm që titullohet Seks jo faleminderit, flet vitet 80 në Amerikë. Kishte videokaseta, që instruktonin vajzat dhe gratë se si të shtireshin gjatë aktit seskual që po kënaqeshin. Që këtu nisin ato mburojat flet pak me tjetritn, marrëdhënia seksuale nuk është performacë, por shkëmbim energjie”.