Fjalë Kyçe

“Vend përkujtimi e ditë memoriale”, Fakulteti Juridik i UP i gatshëm të adresojë dhunimet seksuale gjatë luftës në objektin e tij

“Vend përkujtimi e ditë memoriale”, Fakulteti Juridik i UP i gatshëm të adresojë dhunimet seksuale gjatë luftës në objektin e tij

Rektorati dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të adresuar çështjen e dhunimeve seksuale në objektin e tyre gjatë luftës së 1999. Madje, udhëheqësit e Fakultetit Juridik ka përmendur mundësinë e hapësirave që përkujtojnë viktimat dhe një ditë memoriali për nder të viktimave të luftës së viteve 1998-1999.

Gjatë dy ditëve, Reporteri.net ka botuar një hulumtim në lidhje me dhunimin seksual të grave shqiptare të Prishtinës nga serbët e uniformuar në objektin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Prishtinës.

Në kudër të kësaj serie shkrimesh, janë dokumentuar për herë të parë dhunimet seksuale në objektin e kampusit qendror të UP-së nëpërmjet një rrëfimi ekskluziv të një të mbijetuare nga Prishtina, e cila rrëfeu se është e mbijetuar e dhunës seksuale nga serbët në fund marsin e 1999. Ky rrëfim, në fakt, dokumenton raportet ndërkombëtare të shkruara 2 dekada më herët rreth mundësisë së dhunimeve në objektet e UP-së.

UP dhe Fakulteti Juridik të gatshëm të adresojnë çështjen e dhunimeve seksuale

Në një përgjigje Rektorati i UP-së ka theksuar se ky institucion është i gatshëmm të bashkëpunojë lidhur me kauza të tilla.

“Ju udhëzojmë që për këtë çështje të kontaktoni me Fakultetin Juridik të Universiteti të Prishtinës. Rektorati është i gatshëm të bashëkpunoj lidhur me kauza të tilla”, tha Rektorati.

Nga Dekanati i Fakultetit Juridik treguan se ata nuk kanë pasur asnjë informatë apo të dhënë konkrete në lidhje me çështjen e dhunimeve seksuale apo krimeve të tjera për periudhën e vitit 1999.

Avni Puka, dekan i Juridikut, ka treguar që në kuadër të Qendrës për të Drejtat e Njeriut që posedon kjo katedër, janë paraparë edhe mundësinë e hapësirave për përkujtimin e viktimave.

“Si Fakultet Juridik, sigurisht se jemi duke u angazhuar për fuqizimin e qendrës/komponentës për drejtësi tranzicionale në kuadër të Qendrës për të Drejtat e Njeriut që ndodhet në hapësirën FJ, ose edhe si qendër e veçantë. Në kuadër të saj, kemi paraparë edhe mundësinë e hapësirave që përkujton viktimat, por edhe të rënët që janë pjesë e historisë edhe të F.Juridik (që përveç viktimave të dhunës seksuale, do të përfshij edhe të rënët e tjerë në periudhën 1999, dhe me herët). Në kuadër të kësaj, do të ketë edhe ditë memoriale/përkujtimi. Sapo të vendoset konkretisht për këto, ne do të ju informojmë dhe natyrisht jemi të interesuar të bashkëpunojmë, me ju dhe me akterë tjerë që kontribuojnë në ketë drejtim”, deklaroi Puka për Reporteri.net.

Tutje i pari i Fakultetit Juridik ka treguar se po punojnë në dy programe (dhe një programi master në gjuhën angleze) që do të fokusohen në adresimin e të kaluarës së luftës në Kosovë.

Përkujtimi i viktimave

Abit Hoxha, ligjërues në Universitetin e Agderit në Norvegji, ka deklaruar se Kosova duhet të bëjë më shumë rreth përkujtimit të viktimave të luftës si viteve 1998-99.

Sipas tij, Kosova deri më tani ka punuar vetëm në aspektin e ndërtimit të memorialeve, derisa thekson ai se vendit ende i mungon një qendër për de komentimin e krimeve.

“Kosova duhet të punoj shumë në krijimin e narrativës së këtij aspekti. Jo vetëm për monumentet por në komponenetat e butë, me arkivimin e intervistave, Me krijimin e resurseve për punë tjera të hulumtimeve shkencore edhe aspekte tjera artistike. Kështu krijohet narracioni kombëtar për dhunën sistematike që ka ndodhë. Për momentin, Kosova është fokusuar vetëm në aspektin e vrazhdë të memorializimit të dhunës seksuale duke ndërtuar një monument, ndërsa nuk ka një qendër të dokumentimit të këtyre krimeve”, theksoi Hoxha.

Tutje ai shton se sa i përket dhunës seksuale në Fakultetin Juridik dhe Ekonomik, duhet të përkujtohen në vendin ku ka ndodhur.

“Mendoj se kjo duhet të jetë historia e vendit aty dhe duhet të përkujtohet nga vendi aty. Fatkeqësisht, ne po fshijmë këto histori nga ndërtesat sikur Grandi, Fakulteti Ekonomik dhe vende tjera duke i supresuar storjet e tilla. Në fakt, kjo është censurim i kujtesës kolektive”, tha Hoxha.

Të martën për herë të parë reporterei.net solli një rrëfim të një gruaje të dhunuar seksualisht nga ushtarët dhe policët serbë në sallat dhe bodrumin e Fakultetin Juridik dhe Ekonomik.

Në rrëfimin e saj, V.B. tregon se si ishte rrëmbyer gjatë spastrimit të Prishtinës nga forcat serbe e më pas ishte dhunuar për disa orë nga 12 persona.

“Kur dhanë urdhër me na lëshu, thash ta mbys vetën”, rrëfeu prishtinasja V.B.

Në rrëfimin e saj, ajo treguar edhe për jetën në Bllacë, bisedën me burrin e vjehrrin rreth dhunimit seksual që kishte përjetuar sa ishte në dorë të serbëve e për trajtimin që kishte marrë pas luftës.