Ish futbollisti i Liverpool, Benficas, Galatasaray e shumë klubeve tjera, Dean Saunders, i ka dal në mbrojtje Cristiano Ronaldos.
Të gjithë kanë drejtuar gishtin kah 37-vjeari për sezonin e dobët të Manchester United, që më barazimin mbrëmë, mbeti edhe jashtë zonës Champions League.
Sido që të jetë, legjenda e Uellsit, thotë se faji është diku tjetër, transmeton express.
“Nëse Ronaldo do të pyetej: Cilët janë mesfushorët më të këqij me të cilët keni luajtur në karrierën tuaj? Fred dhe McTominay nuk duhet të jenë larg…. Njerëzit kanë filluar t’i drejtojnë gishtat Ronaldos, por ai po luan me disa idiotë dhe shumë që nuk janë në të njëjtin nivel”, deklaroi ai.