Fjalë Kyçe

Real Madridi merr vetëm një pikë në udhëtim te Villarreal

Real Madridi merr vetëm një pikë në udhëtim te Villarreal

Villarreal dhe Real Madridi kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0 në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Pjesa e parë i takoi Villarrealit, që kishte raste më të mira.

Në minutën e 6-të, Samuel Chukwueze, ishte i pari që rrezikoi, duke kaluar dy mbrojtës, por goditja e tij u ndal nga Thibaut Courtois.

Pas tij ishte radha e Alberto Morenos në minutën e 18-të, por as ky nuk arriti të shënonte.

Rastin e fundit në fraksionin e parë e kishte Arnaut Danjuma, por sërish goditja e ndal nga Courtois.

Në pjesën e dytë Real Madridi kishte raste më të mira, duke nisur nga ai i Gareth Bale në minutën e 56-të.

Pas dy minutash provoi edhe Vinicius Junior, por as ky nuk arriti të shënonte, transmeton telegrafi.

Në minutën e 64-të, sërish Bale rrezikoi, por Geromino Rulli ishte në vend.

Fundi i lojës ishte më i qetës, pasi të dy skuadrat nuk prodhuan raste për tu përmendur.

Me këtë barazim Real Madridi mbetet lider me 54 pikë, katër më shumë se Sevilla që është ndjekësi i parë.