Fjalë Kyçe

Spektakël në Spanjë, Atletico Madrid me një lojtar më pak fiton “thrillerin” shtatë golësh ndaj Getafes

Spektakël në Spanjë, Atletico Madrid me një lojtar më pak fiton “thrillerin” shtatë golësh ndaj Getafes

Atletico Madrid ka arritur një fitore të madhe në shtëpi ndaj Getafes. Ekipi i Diego Simeones triumfoi 4:3 ndaj Getafes, ndonëse ishte më shumë se gjysmë ore me një lojtar më pak në fushë.

Gjashtë gola u shënuan vetëm në pjesën e parë, nga tre në secilën portë.

Luis Suarez e humbi penalltinë qysh në minutën e nëntë, kurse 10 minuta më vonë, Correa kaloi vendasit në epërsi.

Cunha e dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të, kurse kundërpërgjigjja e Getafes ishte e jashtëzakonshme.

Ata shënuan tre gola brenda 12 minutave. Fillimisht Mayoral ngushtoi epërsinë në minutën e 30-të, para se Unal të shënonte dy herë nga penalltia në minutat 37’ dhe 42’ për të kaluar në epërsi, shkruan express.

Rezultati më pas do të barazohej nga Correa në sekondat e fundit të pjesës së parë.

45 minutat e dytë nisën si mos më keq për Atletico Madridin. Felipe u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 58-të.

Por, kjo nuk ndikoi dhe Atletico e arriti golin e fitores së mundimshme. Hermoso realizoi në minutën e 89-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Atletico Madrid merr përkohësisht pozitën e katërt me 39 pikë.